FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bizneset e Kosovës thërrasin shqiptarët për të zëvendësuar Serbinë

Bizneset që operojnë në Kosovë e mirëpresin vendimin e qeverisë së tyre për të taksuar me 100% të vlerës mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnjë Hercegovina.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha thotë se ka qënë vetë Serbia që ka diskriminuar bizneset e Kosovës e se kjo ishte përgjigjja e duhur. Astrit Panaxha thotë se tashmë është koha që mungesën e produkteve serbe në tregun e tyre ta zëvendësojnë ato shqiptare.

Por që të ketë rritje të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, prodhuesit shqiptarë e kosovarë i kërkuan në një konferencë të përbashkët qeverive të dy vendeve që të heqin barrierat mes dy shteteve, duke përmendur tarifën e terminalit, skanimit, të kalimit të kamionëve në rrugën Durrës-Kukës dhe unifikimin e certifikatave fitosanitare për produktet ushqimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datën 26 Nëntor Shqipëria dhe Kosova do të bëjnë një mbledhje qeverie të përbashkët, ndërsa bizneset insistuan që të ishin edhe ata pjesëmarrës në këtë takim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?