FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brukseli: Serbia në BE vetëm pasi të ketë përfunduar dialogun me Kosovën

Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk theksoi se Serbia mund të anëtarësohet plotësisht në Bashkimin Europian vetëm pas përfundimit të dialogut me Prishtinën.

“Në fund të dialogut, ekziston anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE. Këtë e kemi premtuar në Selanik dhe kjo është ajo që jemi të gatshëm ta përmbushim”,– u shpreh Donald Tusk, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.

“Ekziston perspektiva dhe kjo është gjë e mirë, por Serbia dëshiron të marrë një motivim më të madh”, – deklaroi Vuçiç këtij takimi dha ka shtuar se tani është koha të bisedojë edhe me liderët e Gjermanisë e të Francës, Angela Merkel dhe Emnanuel Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi biseduar për procesin e dialogut me Prishtinën dhe për parashikimet tona lidhur me të. Se çfarë shohim si mundësi për ta përfunduar këtë proces, si ta bëjmë dhe si të jemi njësoj të kënaqur ose të pakënaqur në Beograd e në Prishtinë. Si të bëjmë diçka për paqe të qëndrueshme në rajon”,– përmbylli Vuçiç, njofton media serbe Tanjung.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?