FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demarkacioni me Malin e Zi, sot mblidhet Komisioni për Integrimin Europian

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliçi, do të paraqesë sot para Komisionit për Integrime Evropiane informacionet e gjeturat nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Ditë më parë, anëtarët e këtij komisioni e kanë njoftuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme.

Këto informacione janë mbledhur nga terreni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?