FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i LDK: Deklarata e Edi Rama nxit idenë për ndarje të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur të “rrezikshme” deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që Kosova dhe Shqipëria të kenë një president të përbashkët.

“Nuk po mund ta zgjidhim me Shqipërinë problemin me patatet e lëre më të kemi një president”, është shprehur Gashi në Klan Kosova.

“Përgjigja se nëse është në rregull kjo deklaratë nuk është e thjeshtë nëse e merr parasysh gjendjen e dy shteteve”, ka thënë ai. “Më shumë ushqen dëshirë për ndarje të Kosovës”, ka vlerësuar deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Gashit, kjo deklaratë e Ramës ka elemente të propagandës politike për konsum të brendshëm.  “Ky lloj diskursi nuk është për momentin në interes të shqiptarëve dhe mendoj se është diskutimi retorik jofrytdhënës në gjendjen që është Kosova”, është shprehur ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?