FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhuron çdo vit 200 mijë euro për bamirësi, ja kush është biznesmeni shqiptar

Një biznesmen nga Vushtria e Kosovës dhuron 200 mijë euro çdo vit për bamirësi.  Është fjala për Naser Imeri, i cili i ftuar në emisionin “N’Kosovë Show” ka treguar më shumë për jetën e tij.

Imeri tha se kishte një fëmijëri të vështirë për shkak të financave të pakta. Kështu ai kishte emigruar jashtë vendit për të kërkuar një jetë më të mirë.

Atje ai arriti të ndërtonte një kompani, ndërsa nuk harroi vendin e tij. Sakaq, kompania e tij çdo vit jep një shumë të madhe nga të ardhurat për bamirësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biznesmeni shpjegoi se punën e tij humanitare nuk e ka bërë publike. Ndërsa moderatori e pyeti se pse nuk e bën publike bamirësinë që bën, biznesmeni u shpreh: “Nuk e bëj që mos ta marrin njerëzit për të keq”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?