FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dialogu Kosovë-Serbi, nesër takohen dy delegacionet në Bruksel

Dialogu teknik ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të vazhdojë nesër në Bruksel, pas më shumë se një vit pauzë. Takimi ndërmjet dy delegacioneve, siç u njoftua, do të duhej të zgjaste tri ditë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, lirinë e lëvizjes, jurisprudencën, ndërsa mediet serbe thonë se do të bisedohet edhe për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Pres që më 16 janar të fillojë takimi në Bruksel. Kemi filluar përgatitjet për atë takim”, ka thënë Avni Arifi, i cili të premten e shkuar është emëruar shef i delegacionit të Kosovës në pjesën teknike për dialog e Beogradin. Koha.net ka mësuar se në këtë takim do të marrin pjesë Avni Arifi, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci. Delegacionin e Serbisë e udhëheq Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Bashkimi Evropian pret nga të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar kah rezultati”, ka thënë dje Kocijançiç për Novostin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?