FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy ministrave serbë iu ndalohet hyrja në Kosovë

Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviç, dhe ai i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, kanë bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë ditën e nesërme. Por, mësohet se kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga institucione kosovare.

Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviç, dhe ai i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, kanë bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë ditën e nesërme. Por, lajmi.net nga burime të sigurta merr vesh se kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga institucionet e Kosovës.

Lajmi.net mëson se Stefanoviç dhe Vulin nuk do të mund të hyjnë në Kosovë deri në një vendim të ardhshëm nga Ministria e Jashtme. Të dy, e sidomos Vulin, janë të papranueshëm që të hyjnë në Kosovë për shkak të deklaratave dhe pozicioneve që mbajnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Marko Gjuriç ka bërë kërkesë që të hyjë në Kosovë. Por, edhe atij i është refuzuar kërkesa. Përkundër se Gjuriç ka thënë të premten se askush nuk mund ta ndalojë, ai mund edhe të arrestohet nëse tenton të hyjë në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?