FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Këto janë 2 vajzat kosovare, që humbën jetën mbrëmë në aksident

Një aksident trafiku  me fatalitet u mori jetën dy vajzave të reja nga qyteti i Ferizajt me inicialen, E. I dhe E.M.

Madje është pikërisht profesori i njohur i gazetarisë, Milazim Krasniqi i cili ka shkruar një status në kujtim të njërës prej vajzave që humbi jetën si pasojë e aksidentit, që ishte studente e gazetarisë.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Një lajm të hidhur mora mbrëmë në mesnatë nga Mensuri: studentnja jonë, Elita Ibishi, kishte vdekur në një aksident. M’u duk se m’u ndal fryma! Elita ishte një studente shembullore, e edukuar, e mbarë. Tash na mbetet ta ndrydhim dhembjen për të, ta kujtojmë me respekt dhe të lutemi për shpirtin e saj! Dhe të dimë se në këtë botë jemi përkohësisht, prandaj duhet të bëjmë përpjekje në çdo çast që të punojmë mirë, t’u shërbejmë të tjerëve dhe të fitojmë mëshirën e Zotit. Zoti të mbuloftë me mëshirën e Tij, o Elita jonë e mirë! Dhe familjes Ibishi ia shtoftë durimin!/Indeksonline

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?