Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 28 Nëntor 2026, 23:33 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel Agit Kabayel triumfon me nokaut ndaj Nelson Hysës! Boksieri gjerman ka arritur të mbyllë duelin që në raundin e dytë, duke treguar epërsinë e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazetari nxjerr shifrat, Maqedonia e Veriut mbetet pas Shqipërisë në fondet e KE-së

Kosova E shtunë, 23 Maj 2026 15:07
Gazetari nxjerr shifrat, Maqedonia e Veriut mbetet pas Shqipërisë në fondet e KE-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pretendimi i Ministrit të Punëve dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonia e Veriut, Timcho Mucunski, se vendi i tij ka përfituar më shumë fonde nga Komisioni Europian sesa Shqipëria, ka shkaktuar debat në opinionin publik maqedonas. Ministri publikoi në rrjetet sociale shifrën prej 65.7 milionë eurosh të përfituara nga Maqedonia e Veriut, duke e paraqitur atë si një sukses rajonal dhe si tregues se vendi renditet para Shqipërisë në përfitimin e fondeve europiane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë, gazetari Sefer Selimi e ka kundërshtuar publikisht këtë interpretim, duke sqaruar se ministri ka paraqitur vetëm një këst të izoluar të pagesave dhe jo panoramën e plotë të fondeve të disbursuara nga Komisioni Europian.

Sipas Selimit, pagesa prej 65.7 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut përfaqëson vetëm këstin e tretë gjashtëmujor, ndërsa Shqipëria në të njëjtën periudhë ka marrë 49 milionë euro dhe Mali i Zi 44.2 milionë euro. Ai thekson se këto pagesa nuk janë një garë mes vendeve të rajonit, por bazohen në përmbushjen e reformave specifike të kërkuara nga Bashkimi Europian.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Gazetari nënvizon se, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Europian, shuma totale e fondeve të liruara deri tani arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut dhe 89.3 milionë euro për Malin e Zi. Kjo tregon se Shqipëria mbetet dukshëm përpara fqinjëve të saj në totalin e fondeve të përfituara.

Mund t'ju interesojë

Geoffrey Nice: Kosova u detyrua ta pranonte Specialen

Geoffrey Nice: Kosova u detyrua ta pranonte Specialen

Para 8 orësh
Dita e Flamurit në Prekaz, Çitaku nderon dëshmorët e UÇK-së

Dita e Flamurit në Prekaz, Çitaku nderon dëshmorët e UÇK-së

Para 17 orësh
Pse nuk po bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Pse nuk po bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Para 19 orësh

Selimi kujton gjithashtu se në këstin e mëparshëm Shqipëria kishte marrë 99.3 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut vetëm 15.9 milionë euro, çka sipas tij lidhet drejtpërdrejt me nivelin e përmbushjes së reformave të kërkuara nga BE-ja.

Ai thekson se fondet europiane nuk jepen për propagandë politike, por vetëm pas verifikimit të reformave konkrete. Madje, sipas tij, Maqedonia e Veriut ka humbur rreth 70 milionë euro për shkak të mosrealizimit të disa kushteve reformuese të kërkuara nga Komisioni Europian.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 6 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 7 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 7 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës
Para 7 orësh

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Më të lexuarat

1 Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 7 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

2 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 6 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

3 Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 7 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

4 Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet
Para 8 orësh

Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës
26 Nëntor 2026, 21:51

A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara