FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjashtë vjet bisedime Kosovë-Serbi, pa rezultate edhe pse 38 marrëveshje

Janë bërë më shumë se gjashtë vjet prejse ka nisur bisedimet mes palës serbe dhe asaj shqiptare. Shumë prej marrëveshjeve nuk kanë gjetur ende zbatim, edhe pse në Bruskel janë nënshkruar 38 të tilla. Përfaqësues të opozitës po vlerësojnë se nuk mund të vazhdohet me një fazë të re të dialogut pa rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

I nisur në mars të vitit 2011, dialogu mes Kosovës e Serbisë ende nuk ka përfunduar. Përkundrazi, negociatat për normalizim të raporteve mes këtyre dy shteteve tashmë pritet t’i nënshtrohen të ashtuquajturës “faza përmbyllëse” e këtij procesi.

Ndonëse janë bërë më shumë se gjashtë vjet prejse ka nisur ky dialog, shumë prej marrëveshjeve nuk kanë gjetur ende zbatim, ani pse në Bruskel janë nënshkruar 38 të tilla. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se procesi në fjalë nuk ka pasur thuajse fare transparencë.
Ata me këtë rast kanë konsideruar se tash e tutje duhet nxjerrë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të përcaktohet afati kohor se deri kur duhet të vazhdojë ky proces, shkruan Zëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” vlerësojnë se nuk mund të vazhdohet me një fazë të re të dialogut pa rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri më sot, përfaqësuesit e tjerë të opozitës thonë se deri te një fazë e tillë nuk mund të kalohet pa një konsensus të brendshëm politik./zeri

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?