FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata Speciale nis punën sot

Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës në Kosovë, që nga sot pritet të nis punën e saj, pas miratimit të rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila u bë javën e kaluar.

Gjykata Speciale në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se tani janë duke pritur që të arrijnë aktakuzat e para nga prokuroria speciale.

“Me hyrjen në fuqi të Rregullores javën e kaluar, nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miratimi i rregullores së Procedurës dhe të Provave është edhe hapi i fundit ligjor që Gjykata të bëhet plotësisht funksionale dhe të nisë punën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata Speciale e cila u formua me votat e deputetëve të Kuvendi të Kosovës, do të gjykoj vetëm krimet e pretenduara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. /Rtk/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?