FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj, ende pa përgjigje për vizën amerikane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar të pajiset me vizë amerikane por ende nuk ka asnjë përgjigje. Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka thënë për “Radion Europa e Lirë” se, zyra e kryeministrit nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në lidhje me kërkesën për pajisje me vizë të kryeministit Ramush Haradinaj.

“E vetmja arsye e udhëtimit të kryeministrit në SHBA do të ishte pjesëmarrja në organizimin e ‘Mëngjesit të lutjeve’”, ka deklaruar Gashi. Më parë, stacioni televiziv “Al Jazeera Balkans” kishte thënë se, bazuar në burime nga Departamenti amerikan i Shtetit, kryeministrit Ramush Haradinaj i është refuzuar viza amerikane për shkak të tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, e se ai nuk do të mund të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin në fillim të shkurtit.

Të hënën, kryeministri Haradinaj deklaroi se Prishtina do ta shfuqizojë tarifën vetëm nëse merr garanci ndërkombëtare që marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?