FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Liberalizmi i vizave për Kosovën është çështje javësh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kosova brenda pak javëve do të marrë lajmin për liberalizimin e vizave.

Mirëpo, sipas tij, pas këtij lajmi do të jenë edhe disa muaj deri në hyrjen e lajmit në fuqi.
“Besoj se është interesi i të gjithë neve që kjo të ndodhë sa më shpejt. Jam aktiv në këtë temë. Plot aspekte të kësaj teme nganjëherë duken se janë dramatizuar dhe përkeqësuar, por unë mbaj shpresë se nuk do të shkojë në pakufi”, tha ai.

Kryemistrit i është kujtuar se kishte premtuar që në 90-ditëshin e parë të qeverisjes së tij, Kosova do të merrte liberalizimin e vizave, por kjo nuk ndodhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka ardhur me 90 ditëshin dhe ju keni të drejtë, por nuk besoj se do të shkojë shumë gjatë dhe në pakufi kjo situatë. Mendoj se do ta marrim lajmin e merituar në një afat të caktuar kohor, nuk po them ditë sepse nuk e di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi e lajmit i ka 2-3 muaj diferencë, pro nuk besoj se do të shkoj në pakufi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam edhe një vizitë në Bruksel më 18 të këtij muaji. Nuk më është premtuar asgjë, por ju keni parë qëndrimet e mia në Parlament, por edhe qëndrimet e mia në publik se Kosova duhet të marrë më në fund atë që i takon ose nuk ka pse të marrë pjesë në tavolina ku nuk respektohet dhe ku nuk i jepet ajo që i takon”, tha kryeministri Haradinaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?