FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Në Kosovë kemi politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë në RTV21 teksa folur për sistemin e drejtësisë pohoi faktin se në Kosovë ka politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Haradinaj tha se duhet t’i pastrojmë disa gjëra dhe se nuk është e lejuar që në Kosovë të mbyllen vendime gjyqësore të vitit 2012/13 të cilat janë nisur edhe më herët.

Kryeministri mes të tjerash theksoi se nuk është normale që një proces gjyqësor në vend të zgjatë 10 vjet dhe se duhet diku t’i këpusin këto punë.

“Në parimi jam shumë i thjeshtë ose kemi për t’i këputur ose po e këpusim vetën po shkojmë në shtëpi krejt edhe unë edhe ju edhe secili”, tha Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?