FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj para ambasadorëve: Taksa 100% nuk hiqet, ushqimet nuk do mungojnë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të qartë para ambasadorëve të vendeve të Quint-it dhe shefes së Zyrës së BE-së, se taksa prej 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës do të qëndrojë në fuqi.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj teksa njoftoi takimin me ambasadorët, theksoi se deri në realizmin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës taksa nuk do të hiqet.

“Në takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i sigurova se situata politike dhe e sigurisë në vend është e qetë. Qeveria po i vazhdon agjendat shtetërore, duke garantuar funksionimin e ligjit e rendit, si dhe është e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit janë propaganda, të pavërteta dhe të papranueshme për realitetin në vend. Qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor. Vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”,- tha Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?