FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj për ushtrinë: E drejta jonë të mbrohemi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ushtria vjen në paqe dhe se propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë kundër serbëve në vend dhe fqinjëve, është e pabazë.

”Kosova do të qëndrojë në të drejtën e saj për ta mbrojtur veten. Ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë. Ushtria e Kosovës është moderne, multietnike dhe është rritur bashkë me partnerët tanë NATO-n e KFOR-in dhe do vazhdojë të qëndrojë në këto vlera”, ka shkruar ai në Facebook.

Një ditë më parë, Kosova festoi krijimin e ushtrisë së saj, ndërsa sot, në ditën e parë të tij si kryekomandat i ushtrisë së re, presidenti Hashim Thaci, ka zgjedhur të bëjë homashe në Prekaz, ku edhe tha se po realizohet amaneti i dëshmorëve të lirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?