FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hashim Thaçi e Blerim Shala po dizajnojnë Qeverinë e ardhshme, PDK-AAK-Nisma

“Blerim Shala, në emër të AAK’së dhe Nismës, tashmë është duke biseduar me z.Thaçi për dizajnimin e Qeverisë së ardhshme”, ka thënë një zyrtar i AAK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express. Ai ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i Qeverisë PDK-AAK-Nisma dhe Minoritetet.

Në anën tjetër, ky lajm është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Nismës për Kosovën. Blerim Shala, Nënkryetar i Parë i AAK’së, është njëherësh pjesë e negociatave të Qeverisë së Kosovës me Serbinë që po zhvillohen në Bruksel. Gjatë këtyre viteve, duket se ai ka ndërtuar raporte mjaftë të mira me Liderin e PDK’së, Hashim Thaçin.

Zyrtari i AAK’së që foli në kushte anonimiteti për Gazetën Express, tha se gjatë ditës do të definohen shumë çështje me PDK’në. Njëherësh, ai ka hedhur poshtë çdo mundësi për kthim prapa.  “Jo, jo… Me LDK’n ka marrë fund gjithçka”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?