FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat kosovare: Ish-kryeministri Isa Mustafa në spital, i rrezikohet jeta

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i rrezikohet jeta për shkak të disa problemeve shëndetësore. Gazeta Express shkruan se gjendja shëndetësore i është komplikuar seriozisht, ndërsa thuhet se Mustafa nuk mundet të lëvizë. Po këto burime shkruan se mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK-së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në një spital në Prishtinë për shkak të një gjendje gripale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta Express merr vesh se gjendja shëndetësore e Kryetarit të LDK-së është përkeqësuar së fundmi.
“Ai nuk është në gjendje të lëvizë”, i kanë thënë Expressit të dielën burime të afërta me familjen Mustafa, në kushte anonimiteti. Sipas këtyre burimeve, mjekët janë duke kërkuar shkakun e kësaj gjendjeje dhe ndër shumë dyshimet e tyre se çka ka mundur ta shkaktojë këtë gjendje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?