FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogherini dhe Hahn i shkruajnë Hoxhajt: E ardhmja e Kosovës është në BE

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, i kanë shkruar letra ministrit të Jashtëm të Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj.

Në letrën e saj pas zgjedhjeve për Hoxhajn, Mogherini e garanton mbështetjen e saj për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë Ballkanit është në Bashkimin Evropian, transmeton Koha.net.

Kurse Hahn ka thënë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në objektivin e një të ardhmeje të përbashkët të Kosovës, Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Siç e kemi theksuar edhe bashkërisht, e ardhmja e Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor është e lidhur direkt me Bashkimin Evropian. Ndaj me ju përkushtimin për perspektivën Evropiane të Kosovës dhe rajonit, dhe dua t’ju siguroj se do të vazhdoj pa u ndalur ta ndjek këtë objektivë”, ka shkruar Hahn.

Swiss Digital Mobile Reklama

Korrespondenca vjen pas vizitës që Hoxhaj bëri në Bruksel gjatë muajit maj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?