FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mos e quani Kosovën ‘shtet i vetëshpallur’, apo ‘krahinë serbe’!”

“Shumë mitologji ka hyrë në politikën serbe, e cila ka qëndruar në realitetin artificial të Kosovës”, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, duke shtuar se frikësohet që njohja e realitetit për Vuçiçin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, për çka do të mund ta humbasë pushtetin.

Janjiç ka thënë se përcaktimi i Serbisë, se a do të shkojë në BE, apo kundër BE-së, është më i rëndësishëm se çështja e Kosovës. “Kjo nënkupton njohjen e realitetit, që nuk do të thotë njohje e pavarësisë, por kjo do të thotë pranimin e Kosovës në OKB, pa kundërshtim nga Serbia”, tha ai në televizionin “N1”, përcjell Telegrafi. Janjiç ka thënë se dialogu i brendshëm nuk është, siç ka thënë Marko Gjuriç, puna më e vështirë me të cilën vendi është ballafaquar në vitet e fundit, por ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së parë kornizë të Brukselit në vitin 2013.

Serbia, sipas tij, ende nuk e ka arritur pikën e çështjes më të rëndësishme shtetërore, e kjo është përcaktimi për të ardhmen, nëse do të shkojë në BE, apo kundër BE-së. Vlerëson se kjo çështje është më e rëndësishme se çështja e Kosovës, dhe që përcakton fatin e kësaj qeverie dhe potencon se nga viti 2015 është në rritje retorika pro-ruse dhe anti-evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse doni në BE, duhet të ndryshoni retorikën aktuale – ‘(Rezoluta) 1244’, ‘i ashtuquajturi shtet i vetëshpallur’, ‘krahinë serbe’… Duhet të thuhet: ‘Të dashur qytetarë, ne jemi në vitin 2013, kemi krijuar një kornizë për zgjerimin e sovranitetit të Kosovës në gjithë territorin’”, tha Janjiç. Problemi është, tha ai, se humë mitologji ka hyrë në një politikën serbe, e cila qëndroi në realitetin artificial të Kosovës. Janjiç druan se njohja e realitetit për Vuçiçin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, shkaku i së cilës ai mund ta humbasë pushtetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njohja e realitetit, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës, por mos pengim për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo do të thotë që, pa kundërshtimin e Serbisë, Kosova do të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara”, tha ai. “Vetëm atëherë do të funksiononte formula e ‘dy Gjermanive’, vetëm atëherë paguhen detyrimet tuaja ndaj Berlinit, dhe ky është minimumi që duhet ta bëni”, thotë ai. Janjiç vlerëson se thirrja e Vuçiçit për dialog të brendshëm është rrugë e gabuar, sepse do të ketë një mobilizim të përgjithshëm etno-nacionalist dhe do t’u hapet hapësirë grupeve të ndryshme të interesit, të brendshme dhe të huaja, që të “bëjnë lojëra nëpër Serbi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?