FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pacolli: BE të penalizojë Serbinë

Zëvendësministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në takimin e kësaj të hënë me MSA në Bruksel është shprehur se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n.

Sipas tij Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës. Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm”,- tha Pacolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?