FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pacolli: Kam miqësi me Vladimir Putin, por tani nuk ma hap telefonin

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se e njeh mjaftë mirë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Biznesmeni që ka biznese në Rusi thotë se marrëdhëniet me Putinin i prishi për shkak të politikës.

Pacolli thotë se Putini i ka thënë atij se derisa të jetë në politikë do t’i ndërprenë marrëdhëniet. I pyetur nëse flet me të në telefon, Pacolli ka thënë se Putini nuk ia hapë telefonin.

“E njoh shumë mirë”, ka thënë ai në Oxygen. Kur është pyetur nëse vazhdon të flas në telefon Pacolli ka thënë se Putini nuk ia hapë më telefonin. “Po por nuk më përgjigjet. Më ka thënë deri sa të jesh në politikë do t’i ndërpremë marrëdhëniet”, ka deklaruar Pacolli në emisionin ‘Oxygen’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?