FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Peshqit e mëdhenj” brenda vetë EULEX-it

Misioni i EULEX-it, i ardhur në Kosovë para gati dhjetë vjetësh për të ndihmuar në fushën e rendit dhe të ligjit, i cili shpesh ka folur se do të kapë “peshqit e mëdhenj të krimit”, duket se duhet të peshkojë brenda radhëve të veta pasi po përflitet për shumë shkelje, akuza, skandale dhe lëshime në këtë mision përsëri.

Skandali i fundit është ai i ish-presidentit të gjykatësve të EULEX-it, britanikut Malcolm Simmons, i cili, siç shkruan prestigjiozja franceze “Le Monde”, ka dhënë dorëheqjen, duke denoncuar korrupsionin dhe joprofesionalizmin brenda EULEX-it, por për të cilin burimet e BE-së pohojnë se edhe vetë është nën hetime për shkelje të rënda që ka bërë gjatë punës së tij, shkruan sot Koha Ditore.

“Le Monde” citon gjykatësin Simmons të ketë thënë se ai javëve të kaluara i ka raportuar disa raste të korrupsionit brenda misionit të EULEX-it, duke përfshirë edhe hakimin e e-mailit të tij nga një gjykatës tjetër brenda misionit. Ka thënë se ka kërkuar edhe nga Ministria e Jashtme britanike, edhe nga BE-ja mbrojtje dhe mbështetje, por nuk ka marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Misionin e EULEX-it, për të cilin ka punuar shumë vjet, ai e ka quajtur politik dhe ata të cilët mendojnë se nuk është politik i ka quajtur “naivë ose të marrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?