FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Politikani serb për “Sputnik”: Kosova ka edhe një kërkesë për Beogradin

Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pritet të përfundojë me një marrëveshje historike, mund të jetë e vërtetë nëse Serbia e lejon këtë, pasi absolutisht çdo gjë për pavarësinë e Kosovës varet nga Beogradi.

Kështu ka thënë për “Sputnik”, politikani Stevan Filipovic. Ai ka theksuar se Kosova pa Serbinë nuk mund të merrte as kod telefonik.

“Unë nuk e di se sa e kuptojnë ekspertët por për të gjitha ndryshimet në Kosovë bëhen me dëshirën e Serbisë dhe mendoj se për të gjithë kjo është e qartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket deklaratës së Thaçit, Filipovic ka thënë se që nga viti 2013 kur kanë filluar bisedimet në Bruksel, Kosova ka vetëm një interes të qartë – të njihet nga Beogradi si shtet i pavarur dhe sovran, transmeton lajmi.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo gjë që e dëgjojmë nga bisedimet është vetëm një mashtrim i madh, vetëm njohja e shtetësisë është e rëndësishme dhe ata janë duke u përpjekur ta arrijnë”, ka thënë ai.

Pavarësisht faktit që në takimin mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç është thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të jetë i gjatë, Thaçi ka ftuar të gjitha subjektet politike në Kosovë për t’iu bashkuar procesit duke thënë se është koha për të filluar një dialog të fuqishëm dhe të rëndësishëm i cili do të çojë në përfundimin dhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?