FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Projekti-Dogana e Kosovës “zhvendoset” në Durrës! Ukshini: Në janar realizohet unifikimi

Në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që është parashikuar të mbahet me 27 nëntor do të diskutohet për “zhvendosjen” e doganës së Kosovës në Durrës.

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini i ftuar në “Passport” të gazetarit Arbër Hitaj në TV SCAN, tha se kjo nënkupton se mallrat që zhdoganohen në Durrës dhe që kanë destinacion Kosovën nuk do të kontrollohen më por do të shkojnë në destinacion pa nevojën e një kontrolli doganor tjetër.

“Në mbledhjen e ardhshme do të jenë në fokus çështjet ekonomike. Në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet për zhvendosjen e doganës së Kosovës në Durrës. Mallrat do të zhdoganohen në Durrës dhe ato që kanë destinacion Kosovën, nuk do të kontrollohen më. Përgatitjet janë shumë intensive mes dy ministrive të Financave dhe pritet shumë shpejt”,-tha Ukshini. Po ashtu, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, Ukshini bëri të ditur se synohet të realizohet unifikimi doganor Shqipëri-Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në fillim të janarit synohet të startohet edhe me një unifikim të doganave, siç është shembulli me doganat Shqipëri-Mal i zi, do të jetë edhe Shqipëri-Kosovë. Po vendosim një model europian” tha Ukshini.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/televizioniscan/videos/10155075168195886/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?