FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Shqipëria e Serbia bashkë në BE, nëse Beogradi e njeh Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë sot në Davos se shpreson se, edhe pse Serbia është para Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, dy vendet do të mund të hynin bashkë në Union me supozimin që Serbia ta njohë Kosovën.
“Procesi i anëtarësimit bazohet në të arriturat. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë negociatat. Porse kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozitë të njëjtë dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”, citon b92 të ketë thënë Rama sot në Davos.

Edi Rama dhe kryetari serb Aleksandar Vuçic janë përshëndetur sot në Davos dhe e kanë caktuar një takim për nesër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?