FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbia në alarm nga situata në Kosovë

Serbia ndodhet në gjendje alarmi të përgjithshëm për shkak të situatës në Kosovë. Ngjarjet e reja dhe arrestimet kanë detyruar presidentin Aleksandar Vuçiç që të ftojë për herë të dytë takim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Ai fillimisht takoi ambasadorët e Rusisë dhe të Kinës duke kërkuar që të informojnë presidentët e tyre. Kosova dëshiron provokime dhe dhunë vlerësohet në Serbi. Në një njoftim të presidencës serbe thuhet se presidenti Vuçiç ka vlerësuar se NATO ka mashtruar.

“Hyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën veriore tregon se qëllimisht kanë mashtruar opinionin dhe tregon se me urdhër të kujt kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s”, thuhet në deklarimin e Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti serb ka biseduar edhe përmes telefonit me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn. Serbia është duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme, por siç citohet Presidenti Vuçiç ka thënë se Serbia është nën presion të provokimeve të Kosovës, të cilat rrezikojnë sigurinë e serbëve dhe paqen e stabilitetin e tërë rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?