FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shefi i UNMIK-ut dënon ashpër vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin, është tronditur nga vrasja e Oliver Ivanoviçit, udhëheqës i iniciativës qytetare serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi” afër zyrës së tij në Mitrovicë të Veriut sot në mëngjes.

Shef i UNMIK-ut ka dënuar ashpër këtë akt dhe beson se organet hetuese do të punojnë shpejtë dhe në mënyrë efektive, duke siguruar që të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren janë të gatshme për të mbështetur autoritetet në çfarëdo mënyre që mund të ndihmojnë në kapjen e shpejtë të atyre që janë përgjegjës për këtë krim.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe ato të gjithë familjes së OKB-së, familjes dhe miqëve të Z. Ivanoviç” tha Tanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?