FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptari nga Kosova krijon aplikacionin e suksesshëm për të huajt në Itali

Shqiptari nga Kosova me emrin Bashkim Sejdiu ka krijuar aplikacionin që u vjen në ndihmë të huajve në Itali me emrin “Infostranieri”.  Aplikacioni mund të shkarkohet nga sistemet operative Android apo iOS dhe ofrohet në 10 gjuhë të ndryshme, ku përfshihet edhe gjuha shqipe, shkruan Radio Deejay.

Nëpërmjet disa formularëve dixhitalë shpjegohen praktikat burokratike dhe dokumentat që nevojiten për të aplikuar për leje qendrimi, për bashkim familjar, për nënshtetësinë italiane apo edhe të tjera si këto.

I projektuar dhe krijuar në vitin 2014-të, aplikacioni paraqitet i suksesshëm dhe për ideatorin Sejdiu kjo është një arritje e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sejdiu ka lindur 34 vite më parë në Preshevë, në Kosovë dhe familja e tij u transferua në Itali kur ai ishte vetëm 10 vjeç, aktualisht jeton në Varese, në rajonin e Lombardisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë një interviste të dhënë në Itali për Radio Dj, ideatori shqiptar ka shpjeguar se aplikacioni ka si qëllim të jetë një mjet ndihmës për të huajt që vijnë për herë të parë në Itali, si edhe për ata që jetojnë prej kohësh në territorin italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?