FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtetet e BE në OKB: Ushtria e Kosovës, e drejtë sovrane

8 shtete anëtare aktuale dhe të tjera që do të bëhen pjesë vitin tjetër në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, janë bërë bashkë për të përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.
Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia. Në të thuhet se është e drejtë e Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj, raporton KTV.

“Inicimi i procesit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e saj. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta bëjë tranzicionin e FSK’në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR’in sa i përket operimit të FSK’së në veri”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Aty thuhet se të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet për të krijuar kushte për vazhdimin sa më të shpejtë të dialogut me ndërmjetësimin e BE’së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Arritja e një marrëveshje që i adreson të gjitha çështjet e hapura duhet të mbetet prioritet”, thuhet në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?