FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si duhet të jetë qeveria në Kosovë që të shmangen zgjedhjet

Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të interesave të ngushta partiake e as të krijohet një Qeveri, e cila do të varej nga Lista Serbe. Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në vend, të cilët kanë propozuar krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse e cila do t’i adresonte temat e mëdha, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Pas rezultatit të ngushtë të zgjedhjeve, ku asnjëra palë nuk arriti t’i sigurojë numrat për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës, konstituimi i institucioneve nuk do të jetë aspak i lehtë.

Kështu konsiderojnë njohësit e rrethanave politike në Kosovë, të cilët thonë se vendi mund të dalë nga kriza institucionale vetëm nëse formohet një qeveri e përgjithshme (ku do të përfshiheshin të gjitha subjektet politike), e cila do të arrinte t’i përfundonte disa çështje të mëdha, siç janë Asociacioni, Demarkacioni, ushtria etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të kundërtën, sipas tyre, mund të ketë zgjedhje të serishme. Mirëpo përfaqësuesit e dy taborëve më të mëdhenj politik, koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) e lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se nuk ka nevojë për qeveri teknike, pasi zgjedhjet e 11 qershorit tashmë e kanë përcaktuar fituesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përderisa përfaqësuesit e PAN-it mbeten prapa asaj se i nominuari i tyre Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, ata të “Vetëvendosjes” konsiderojnë se qytetarët tashmë kanë vendosur për frymën e ndryshimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?