FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sllovakia nuk është pengesë për të ardhmen evropiane të Kosovës

 
Një takim të veçantë e ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, shteti i të cilit ende nuk e ka njohur Kosovën.
 
Hoxhaj e ka falënderuar Lajcakun për ftesën dhe përkrahjen që Sllovakia po i jep Kosovës në të gjitha drejtimet, derisa ka marrë konfirmimin se shteti sllovak nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për të ardhmen evropiane të Kosovës.
 
Një takim tjetër bilateral e ka zhvilluar edhe me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Grzegorz Schetyna, të cilin po ashtu e ka falënderuar për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj të shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.
 
“Takova ndaras dy ministrat e jashtëm të Sllovakisë dhe Polonisë, shtete këto që vazhdojnë ta përkrahin të ardhmen evropiane të Kosovës. Veçmas e falënderova ministrin Lajcak për ftesën dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë Hoxhaj.
 
Kryediplomati kosovar ka qëndruar të premten në Sllovaki për të marrë pjesë në konferencën e përbashkët të ministrave të jashtëm të katër vendeve të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor.
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?