FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Testohet siguria e aeroportit: Eksperti i Policisë arrin ta fusë eksplozivin në avion

Një valixhe me eksploziv është futur deri në avion këtë muaj, pa u kapur fare nga mekanizmat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.  Në avion ka mbërritur edhe një person i armatosur dhe një tjetër në sistemin e radarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Sikur të mos ishin persona që kanë pasur për qëllim të testonin sigurinë në Aeroport, ata do të mundë të kryenin çfarëdo misioni brenda aeroplanit të mbushur me udhëtarë. Veç kësaj, të merrnin edhe kontrollin e hapësirës ajrore. Kishin funksionuar teknikat e infiltruesve për të futur armatimin në aeroplan duke kaluar makineritë X ray, ose edhe rrezet X, përderisa kishin dështuar të gjitha hallkat e sigurisë në Aeroport.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?