FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Jemi të gatshëm ta themelojmë Gjykatën Speciale

"Ne do ta themelojmë Gjykatën Speciale për dyshimet e ngritura dhe duam drejtësi", ka thënë Thaçi. Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë dhe se ende ka punë për t'u bërë.

"Dialogu me Serbinë nuk është ndërprerë edhe pse të jemi shumë të sinqertë, ka ende shumë punë për t'u bërë. Kam besim se të gjitha pengesat do të kalohet", ka thënë ai. "Qytetarëve të Kosovës, më nuk u interesojnë fjalimet nacionaliste apo ëndrrat etnike. Ju konfirmoj që javën e ardhshme do të konfirmohen institucionet e reja të Kosovës", ka thënë ai.

Thaçi ka përmendur edhe arrestimet e imamëve në Kosovë.  "Lufta globale kundër terrorizmit ka prekur Kosovën. Ka grupe margjinale edhe te ne sikur në gjitha vendet e botës që po rekrutojnë të rinj për në Siri, për ISIS'in. Qeveria e Kosovës ka marrë hapa që këto kurrë të mos realizohen. Kemi arrestuar edhe imamë që nxisin terrorizmin", ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?