FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi ultimatum Beogradit: Kujdes, do t’ju përgjigjemi me armë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit siq janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

Sipas tij fal këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecë sigurt drejt integrimit evropian, raporton ekspres.

Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19 vjetorit të Betejës së Koshares e cila përfundimisht theu kufirin në mes tokave shqiptare që me shekuj ishte vënë nga pushtuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?