FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj uron Kosovën: Ditë reflektimi, e ardhmja jonë është përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka përcjellë urimet e tij për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në një videomesazh drejtuar të gjithë popullit të Kosovës, Veliaj thotë se kjo është një ditë për të reflektuar.

Ai tha se ka më shumë gjëra pozitive sesa problematika, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara

“Unë besoj që në total ka më shumë gjëra që na bashkojnë dhe rezultate pozitive sesa problematika. Për ato gjëra që nuk shkojnë ka ardhur koha të mobilizohemi jo vetëm të kritikojmë, po të shikojmë cfarë mund të bëjë secili prej nesh

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj se kjo është një ditë për të reflektuar sesa kemi arritur por edhe për të hapur imagjinatën sesa larg mund të shkojmë,. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara dhe ditën më të mira janë përpara nesh kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë”, shprehet Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?