FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e dy zyrtarëve të UNMIK-ut në 2004, arrestohen disa persona në Kosovë

Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës arrestuan katër persona, dy prej tyre me urdhër të gjykatës, ndërsa dy të tjerë për posedim të paligjshëm të armëve, pasi akuzohen për vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut në vitin 2004.

Operacioni është zhvilluar si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga PSRK, sipas urdhrave të dhënë nga një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Sipas njoftimit për shtyp të Këshillit Prokurorial të Kosovës, një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet tjetër dhe të arrestohet gjatë ditës. Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova, në lidhje me shtatë të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentativën për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004. Rasti po hetohet në bashkëpunim edhe me një prokuror ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?