FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e Ivanoviç, Kryemadhi: Të zbardhet ngjarja, dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë politikania e parë që ka reaguar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.

Në nisje të një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi bëri thirrje që kjo çështje të zbardhet, autorët të vihen para drejtësisë dhe dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë.

“Ne si LSI  bëjmë thirrje që kjo çështje të zbardhet dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Në këtë situatë mjaft të rëndësishëm të dialogut Kosovë Serbi do të ishte një hap përpara nëse autorët do të vendoseshin përpara drejtësisë”,- tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

I bëjmë thirrje që ky moment të tejkalohet dhe dialogu të vazhdojë sepse ka të bëjë me procese që i përkasin jo vetëm Kosovës por edhe rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?