FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e Ivanoviçit, pritet raporti i kamerave të sigurisë

Të hënën pritet të publikohen rezultatet e ekzaminimit të kamerave të sigurisë në vendin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën Veriore. Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi kryeprokurori për rajonin e Mitrovicës, Shyqeri Syla, i cili tha se të hënën pritet një raport i gjerë për rastin.

“Jemi duke punuar intensivisht në hetimin e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Të hënën presim rezultatet e ekzaminimit të kamerave të sigurisë, ekzaminimit të veturës dhe raportin e mjekësisë ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitarë, por nuk mund të flas me shifra”, tha Syla.

Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës me disa plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rada Trajkoviç: Serbët nuk ,endojnë se Ivanoviqin e vranë shqiptarët

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?