FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç flet sërish për Kosovën anëtare të OKB-së, përmend vetëm një kusht

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, ka folur sërish për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se Kosova nuk mundet të hyjë në OKB, pa u kënaqur edhe Serbia me diçka, e kjo, sipas tij, do të thotë që Serbia të mos e njohë Kosovën.

“Ne nuk mund të kënaqemi nëse na kërkohet njohja e Kosovës”, ka thënë Vuçiç. “Nuk ka tekst final të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk ka karrige të Kosovës në OKB, pa vendim të Serbisë”, ka shtuar Vuçiç.

Ai ka theksuar se ka ardhur koha për zgjidhjen e problemit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve./Express

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?