FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Maqedonia na premtoi se nuk do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

“Qeveria e Maqedonisë na premtoi se nuk do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por prapëseprapë do të presim”, u shpreh presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për RTS, në pyetjen e gazetares në lidhje me krizën në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

“Nuk do të jetë risi nëse Maqedonia dhe Mali i Zi japin votë pozitive për hyrjen e Kosovës në UNESCo, ata votuan edhe për pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, duke shtuar se kjo çështje do të ketë ndikim të fuqishëm në marrëdhëniet e Serbisë me këto shtete fqinje.

Vuçiç shtoi se më lehtë do ta kishin të bindin ndonjë shtet të largët të votojë kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO se sa Maqedoninë dhe Malin e Zi sepse, siç tha ai, këto dy shtete janë nën ndikim të dikujt më të fuqishëm se Serbia, si SHBA-të dhe shtetet e BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?