FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç porosi Prishtinës zyrtare: Jam për bisedime, vetëm jo me këto dy data

Aleksandar Vuçiç i ka dërguar mesazh Prishtinës zyrtare në një konferencë të fundit për mediet në Serbi. Presidenti serb ka thënë se pret vazhdimin e dialogut me palën kosovare. Por, Vuçiç ka përmendur dy data në të cilat nuk ka gjasa që të futet në bisedime pasi që sipas tij në këto dy ditë ka punë më të rëndësishme se sa bisedimet, shkruan Indeksonline.

“Në fund të këtij muaji jam për fillimin e një dialogu të ri me Prishtinën. Ne jemi pro normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Por, nuk jam në bisedime nëse ao caktohen me datat 27 dhe 28 qershor.

Në këto dy ditë do të jem në promovimin e ushtarëve në Kragujevc dhe në hapjen e Muzeut Kombëtar të Serbisë, andaj këto dy ngjarje janë për mua më të rëndësishme se sa bisedimet. Jam gati për të gjitha, duke kërkuar espektimin e Marrëveshjes së Brukselit. Nuk do të gjindet ndonjë zgjidhje idale pa SHBA-në e Rusinë në këtë dialog. Prezenca e tyre është e domosdoshme” ka thënë Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?