FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç pritet nga Lista Srpska dhe kryetari i Mitrovicës Veriore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sapo ka arritur në manastirin e Zveçanit, pos qytetarëve serbë që e pritën atë, të pranishëm ishin edhe kryetari i Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq. Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës Srpska.

Aleksandar Vuçiç, sapo ka arritur në manastirin e Zveçanit dhe pranë tij po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Srpska dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, shkruan Express.

Vuçiq, për pak minuta pritet të flasë edhe për gazetarët e pranishëm atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç kësaj, Vucic pritet të vizitojë edhe Universitetin e Prishtinës që ndodhet në Veriun e Kosovës, përkatësisht në Fakultetin Teknik. Është paralajmëruar se atje do të shkojë pas orës 12.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpos Veriut, Vucic pritet të vizitojë edhe komunat jugore me shumicë serbe. Pasdite, Vucic do të vizitojë Graçnicën dhe Manastirin e këtij qyteti.

Aleksander Vucic kishte dënuar vrasjen e Ivanovicit, i cili ishte kundërshtar i tij politikë. Kishte kërkuar edhe përfshirjen e Serbisë në hetime, por që Kosova e ka refuzuar një gjë të tillë.

Ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e Ivanovicit përveç disa fakteve që janë gjetur për veturën që është përdorur në atentat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?