FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zaev nesër në Prishtinë, takon Ramush Haradinajn

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do ta vizitojë Prishtinën të martën ku do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministrat Zaev dhe Haradinaj do të mbajnë një konferencë të përbashkët. Në agjendën e delegacionit qeveritar nga Shkupit është paraparë takimi edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe më pas me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli.

Zaev me ministrat e tij do të zhvilloj takim edhe me bashkësinë afariste maqedonase-kosovare, ku do të njihet me kërkesat e tyre. Në delegacionin qeveritar do të jenë edhe ministrat Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Robert Allagjozovski dhe Edmond Ademi. Ndryshe, kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë./INA

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?