FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet, Albin Kurti i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot mbledhjen e Kryesisë ku temë kryesore ka qenë zgjidhja e problemeve me të cilat është ballafaquar kjo parti së fundi, duke marrë shkas edhe nga dorëheqjet e fundit.

Takimi nisi në orën 15:00, për të përfunduar disa orë më vonë, ndonëse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u larguar me arsyetimin se ka takime të tjera në cilësinë e të parit të qytetit. Në këtë takim nuk ka marrë pjesë asnjë anëtar që është dorëhequr, ndërsa përpos Ahmetit, prezentë ishin edhe Albin Kurti, Dukagjin Gorani, Fitore Pacolli, si dhe është parë edhe Glauk Konjufca.

Është diskutuar që të tentohet të ketë edhe një takim me komplet grupin parlamentar për të parë mundësinë e zgjidhjes së këtyre problemeve. Ndërkohë, deri më tani i vetmi kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është Albin Kurti, ndërsa dje në orën 12:00 pas mesnate përfundoi afati për ata që janë të interesuar që t’i hyjnë kësaj gare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?