Home Aktualitet ”KQZ-ja...

”KQZ-ja të njohë Berishën si kryetar”, Spaho: Regjistrimi i PD-së po manipulohet nga Rama

59
0

Përplasjet mes dy grupeve në PD, as KQZ nuk e zgjidh. Çfarë do të ndodhi me pratinë më të madhe opozitare në vend? Deputeti demokrat Edmond Spaho është i mendimit se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 majit, duhet të regjistrojë PD me në krye Sali Berishën. Sipas tij, ligji shqiptar e ka krejtësisht të qartë që regjistrohet partia që është njohur me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë.

“Në rastin e PD, ka një vendim të Gjykatës Tiranë dhënë në mars të vitit të shkuar, i cili njeh Komisionin e Rithemelimit si përfaqësues të PD dhe zotin Berisha si kryetar të saj.

Këtu nuk ka asnjë diskutim dhe asnjë shkelje ligji se kush e përfaqëson PD. Me porosi të Edi Ramës, Alibeaj bën ankimim, kur ai nuk është palë e gjykimit. Ligji e ka të parashikuar që për partitë politike mbahet një gjyq në shkallën e parë. Gjithçka po mbahet peng në gjykatën e Apelit, e cila nuk ka të drejtë fare të përfshihet.

KQZ po të zbatojë ligjin rigorozisht, duhet të regjistrojë PD me në krye Sali Berishën se ka një vendim gjykate. Nëse do ti nënshtrohet diktatit të Ramës, le të vazhdojë”,-tha Spaho.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit