Home Aktualitet KQZ s’i hoqi ...

KQZ s’i hoqi mandatin kryetarit të Kuçovës, Maliqi shpërthen me akuza: E turpshme, diktatori Rama ka blerë…

19
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e kësaj të marte doli në përfundimin se nuk i ndërpret mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit. Kundërshtari i tij në 14 Maj, ish-deputeti Lefter Maliqi thotë se një vendim i tillë është i turpshëm, dhe se kryeministri Edi Rama, të cilin e quan diktator, ka blerë KQZ-në.

“Poshtë diktatura. Diktatori Edi Rama ka blerë KQZ, turp i madh dhe një skandal i madh, ky që bën ky këtu bashkë me këta, është turpi më i madh i Shqipërisë, e kemi votuar në parlament, që kur jep deklarime të rreme, automatikisht lë mandatin, këta nuk pyesin as parlament, as Gjykatë e Lartë”, u shpreh Lefter Maliqi.

Është “Rithemelimi” që pretendon se Kreshnik Hajdari la fshehur dënimin me 4 muaj burg, që më pas u konvertua në shërbim prove për kalim të paligjshëm të kufirit nga shtetit grek.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit