Home Aktualitet Kreu i bashki...

Kreu i bashkisë Lezhë, Ndreu: Hapëm 400 km kanale kulluese. Qyteti s’është përmbytur

112
0

Pas inspektimit në terren me kryeministrin Edi Rama, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, thotë se situata është përmirësuar dhe se momentalisht po mbahen nën kontroll zonat problematike. Ndreu pohon edhe se autoritetet vendore kanë marrë masat për përballimin e situatës së krijuar nga moti, ndërsa shtoi se uji nuk ka krijuar problematika në brendësi të qytetit pasi sipas tij janë prekur nga uji vetëm një pjesë e vogël e zonës në periferi.

”Vetë kam qenë në zonat e riskut dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për çdo rast. Nuk ka vërshurar ujë në rrugët e Lezhës, zonat përreth janë vetëm një pjesë e vogël.

Nuk kemi kërkuar ndihmë nga qeveria se e kemi përballuar me forcat tona, nuk ishte situata në atë shkallë që të alarmoheshim se nuk mund ta kontrollonim. Nuk ka lidhje me buxhetin, kjo ka lidhje me menaxhimin e situatës, sa për dijeni janë në vende të izoluara nuk ka fusha masive me ujë në Lezhë.

Familjet e prekura do identifikohen, nuk kemi raste ekstreme të panikut dhe për të krijuar një situatë sikur ka prezencë uji, nuk është situate aq e rëndë, kemi hapur kanale kulluese të cilat nuk e kanë lënë situatën të agravojë. Janë hapur 400 kilometra kanale kulluese në gjithë Lezhën. Gjithsesi është situatë jo për t’u neglizhuar, nëse sot në Lezhë është përmbytur vetëm një pjesë 7%, nuk ka situatë më të izoluar se kaq”, tha Ndreu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit