Home Aktualitet Kreu i KLP, A...

Kreu i KLP, Alfed Balla rendit disa nga sfidat me të cilat përballen prokuroria dhe gjykata

20
0

Në një aktivitetet të organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për “Ditën e Drejtësisë”, kreu i KLP Alfred Balla foli për sfidat me të cilat përballet prokuroria dhe gjykata pas reformës në drejtësi.

“Me ndryshimet ligjore prokurori është i pavarur dhe i paanshëm dhe i lirë nga çdo presion dhe ndikim politik. Këshillat kanë hyrë në vitin e 6 të krijimit të tyre. Koha në dispozicion të drejtësisë së re ka qenë e pakët.

Aktualisht prokuroria dhe gjykata po përballen me disa sfida që kemi për detyrë t’i fitojmë dhe do të rendisja disa:

Sfidën e plotësimit të vendeve të mbetura vakante nga vettingu, duhen dhe disa vite që të plotësojmë vendet tona.

Kemi sfidën e gjetjes së një të mesme të artë mes çështjeve pafund të akumuluara ndër vite dhe evadimit nga gjykata të atyre që janë më urgjente.

Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të reja të drejtësisë.

Kemi sfidën e rritjes së cilësisë së hetimit dhe gjykimit për çështjet qoftë penale, civile dhe administrative.

Kemi sfidën e kontrollit profesional me gjyqtarët dhe prokurorët si garanci për karrierën e tyre me meritë.

Mos harrojmë sfidën më kryesore të fundit, rikthimin e besimit të publikut shqiptar te drejtësia”, u shpreh Alfred Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit