Home Aktualitet Kreu i KQZ-së...

Kreu i KQZ-së: 10 kandidatë për kryebashkiakë janë dërguar për hetim të thelluar në prokurori

529
0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar bashkitë, kandidatët e të cilëve janë dërguar në Prokurori për hetim të thelluar.

Celibashi tha se janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 janë anëtarë për këshillat bashkiak.

Janë 38 kandidatë për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak që KQZ, bazuar në atë çfarë ata kanë deklaruar vetë por edhe nga indiciet nga partitë, ka vendosur për të kërkuar verifikim të theluar prej prokurorisë.

Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie, këta kandidatë kandidojnë në Kuçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Mallakastër, Himarë, Kukës dhe Has.

Janë 28 kandidatë për anëtarë të këshillit bashkiak që janë dërguar për hetim të thelluar.

Për bashkitë kandidatë e të cilëve kandidojnë janë për bashkitë: Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat, Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kucove, Dibër, Fushë Arrëz”, u shpreh Celibashi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit